Sport

Dëmtimi i frikshëm, çlirohet Nejmar: “Zoti më ndihmoi përsëri”

15 Dhjetor 2020, 06:41 Nga DOSJA

FRANCE – Paris SG të dielën në mbrëmje pësoi dy humbje të rënda. Ajo u mposht 0-1 në shtëpi nga Lion, ndërsa sulmuesi i saj brazilian Nejmar pësoi një ndërhyrje të frikshme në kaviljen e majtë, në minutat shtesë të takimit.

Ylli i Paris SG-së u largua në me barrelë mes lotësh dhe në kampin e kampionëve të Francës u shqetësuan shumë. Gjithsesi, kontrollet mjekësore të së hënës kanë konfirmuar një dëmtim në kavilje, i cili do ta mbajë Nejmarin vetëm 3 javë jashtë fushave të futbollit.

Rikthimi i tij pritet të ndodhë në takimin e 13 janarit kundër Olimpik Marsejës. Çlirim për 28-vjeçarin, që u frikësua shumë pas ndërhyrjes së patriotit të tij, Tiago Mendes.

“Lotët u shkaktuan nga dhimbjet e mëdha dëshpërimi, frika, ankthi, operacioni dhe patericat, më kaluan ndërmend kujtimet e këqija. Mund të kishte shkuar më keq për mua, por Zoti më shpëtoi nga një dëmtim serioz“,– deklaron pas ekzaminimeve sulmuesi i Paris SG-së.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 28-vjecari brazilian nejmar humbja kunder lionit paris sg sulmuesi brazilian 28-vjecari brazilian nejmar humbja kunder lionit paris sg sulmuesi brazilian

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...