Politike

Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal, Manastirliu nga Durrësi: Barnat do të jenë falas për të gjithë personat

12 Dhjetor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal, Manastirliu nga

DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme qendrën spitalore të Porto Romanos në Durrës. Në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, ajo ka thënë se të gjithë personat që janë infektuar me Covid-19 do t’i kenë ilaçet falas. Më tej, ajo ka thënë se vaksina anti-Covid do të jetë i disponueshme për të gjithë popullin në një kohë rekord. Ndër të tjera ajo tha se shërbimi shëndetësor do të jetë falas për të gjithë dhe se do të kenë një standard të mirë shërbimi.


“Barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19, pa dallim nëse janë ose jo të siguruar. Vaksina anti-Covid do të jetë e aksesueshme në një kohë të shpejtë. Aksesi në shërbimin shëndetësor është thelbësor për të siguruar që popullata të ruajë shëndetin e mirë, pra një qytetar të ketë mundësi të shkojë në qendër shëndetësore, pa asnjë barrierë dhe pa asnjë kufizim dhe të marrë shërbimin falas, me të njëjtin standard. Ndaj programi i 300 qendrave shëndetësore, është një angazhim direkt i qeverisë për të rehabilituar dhe për të krijuar kushte dhe mjedise të përshtatshme për mjekët dhe infermierët por mbi të gjitha për qytetarët dhe për t’i garantuar këto kudo, anë e mbanë vendit. 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021,” tha ajo.

Në fjalën e saj ajo foli edhe për projekt-buxhetin e vitit 2021, ku tha se në krahasim me vitin e kaluar buxheti ka një rritje me 23%. Manastirliu u shpreh se një investim tjetër i qeverisë është edhe rritja e pagave me 40% të mjekëve dhe infermjerëve. Në fund ajo tha se fillimisht vaksina do të jetë e aksesueshme për personelin mjekësor dhe më pas për të gjithë grupet e vaçanta dhe më të rrezikuara nga Covid-19.

“Buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje, krahasuar me 2020, pra është rritje historike për sistemin shëndetësor. Mbi të gjitha, përpos rritjes së investimeve, rritjes së financimit publik për shëndetësinë në raport me zgjerimin e paketës së barnave të rimbusueshme, barnave në spitale, të gjithë shërbimeve që kanë nevojë qytetarët, kemi edhe rritjen e pagave historike për mjekët dhe infermierët, ku rritja e pagave 40% është një tjetër investim direkt i qeverisë për asetin tonë më të çmuar që janë mjekët dhe infermierët. Ne presim që vaksina antiCovid të vijë në një kohë të shpejtë, të jetë e aksesueshme, duke filluar me personelin mjekësor, të cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen, e më pas të gjithë grupet e riskuara dhe kategoritë e veçanta të përcaktuara dhe më pas do të shtrihet për të gjithë qytetarët,” përfundoi ajo.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manalstirliu vaksina anti-covid ogerta manalstirliu vaksina anti-covid

Sondazh

Poll