Politike

Erion Veliaj bashkë me Ulsi Manjën vizitojnë familjen e Klodian Rashës

12 Dhjetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Erion Veliaj bashkë me Ulsi Manjën vizitojnë familjen e Klodian

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në shtëpinë e familjes Rasha në Laprakë, djali më i vogël i së cilës, Klodian Rasha, u vra pesë ditë më parë nga një efektiv i Shqiponjave.

Veliaj së bashku me deputetin e Partisë Socialiste Ulsi Manja, kanë shkuar në familjen Rasha, për të shprehur ngushëllime. Ndërkohë pas vizitës, kryebashkiauku është shprehur se duhet të punojnmë fortë  duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm, duke iu referuar protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë! Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Kujtojmë që në familjen Rasha për të shprehur ngushëllime ka qenë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, i cili sapo u kthye nga Amerika, u nis per te familja e të ndjerit Klodian Rasha.

(a.b/ a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj familja rasha ulsi manja erjon veliaj familja rasha ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...