Politike

Balla reagon pas protestës së dhunshme në Shkodër: Dhuna sponsorizohet nga paratë e Metës, Kryemadhit, Berishës e Bashës

12 Dhjetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Balla reagon pas protestës së dhunshme në Shkodër: Dhuna

TIRANË– Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan prej nga u shpreh se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita.

Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha.


Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar politikisht. Por protesta tashmë është grabitur nga politikanët e së keqes në Shqipëri. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë, për të ngritur zërin kundër një akti që prokuroria e vendit e ka cilësuar kriminal, është marrë i pandehur punonjësi e policisë ndërsa gjykata vijon procesin ndaj tij.Ndërkohë shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, vrisnin qytetarë bashkë në bulevard, urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin, madje vrasësit merreshin në mbrojtje dhe gradoheshin. Lulzim Basha u gradua nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard. Në këtë këndvështrim, për të qenë korrekt me përgjigjen, dua të them se protesta qytertare tashmë është grabitur nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Tashmë kemi të bëjmë me akte dhunë, huliganizëm dhe vandalizëm.Ju jeni dëshmitarë që edhe në Elbasan pati një tentativë për protestë e cila u organizua nga Partia Demokratike. Në Shkodër organizimi është nga Partia Demokratike e në qytete të tjera po ashtu. Dhuna po sponsorizohet dhe paguhet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës e Lulzim Bashës. Prandaj dua t’ju them që këto akte dhune nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk janë sulmuar kurrë në Shqipëri sinjalistika rrugore, të digjen kazanët e mbetjeve, apo selitë e partive. Ky është frymëzim që vjen nga paratë e korrupsionit. Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i politikës se politikanëve të së keqes”, tha Balla.

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër ka nxitur reagime nga politika në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor minorenët. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjës së Ramës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta ne shkoder protesta per klodian rashen taulant balla protesta ne shkoder protesta per klodian rashen taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...