Politike

Rama reagon për shkatërrimin e selisë së PS-së: Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, kjo është tejet e dhimbs

12 Dhjetor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Rama reagon për shkatërrimin e selisë së PS-së:

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të selisë së PS-së në Shkodër. Ai është shprehur se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë.

Kreu i qeverisë ka bërë përgjegjëse opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine  të miturve për këtë, teksa shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.

Reagimi i Ramës :

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër ka nxitur reagime nga politika në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor minorenët. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjës së Ramës.

(a.b;kle.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta ne shkoder reagon edi rama protesta ne shkoder reagon edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...

Politike 11 Dhjetor 2020, 20:26

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”. Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policis...