Politike

Protestat/ PDIU: Dënojmë sulmin dhe dhunën ndaj të rinjve

12 Dhjetor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Protestat/ PDIU: Dënojmë sulmin dhe dhunën ndaj të rinjve

TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve dhe medias në protestat e zhvilluara tre ditët e fundit pas vrasjes së Klodian Rashës nga efekti i policisë.

Në një reagim zyrtar, PDIU shkruan se dënon me forcë dhunën, egërsinë dhe ndalimet masive në komisariate, të të rinjve, fëmijëve dhe përfaqësuesve të medias.

Reagimi i plotë: Me keqardhje vërejmë se situata pas egzekutimit te Klodian Rashës nga forcat e rendit, po rëndohet nga ora në orë. Asnjë reflektim nuk po vjen nga Kryeministri, i cili vazhdon të inspirojë filozofinë e dhunës dhe egërsisë që po ushtrohet pa asnjë kufi mbi fëmijët tanë. Qindra të rinj e fëmijë po mbahen forcërisht nëpër komisariate duke shkelur çdo parim të së drejtës së fjalës dhe të drejtës së protestës. Këto ditë proteste, të një brezi të ri i cili ndjehet i vrarë,i zhgënjyer dhe i keqtrajtuar kanë nxjerrë haptazi fytyrën e një shteti policor, i cili ka rrëshkitur në autoritarizëm e ku i vetmi mjet komunikimi që ka me qytetarët e tij është dhuna e egër mbi ta. PDIU i bën thirrje gjithë institucioneve të rendit të mos provokojnë më dhunën dhe destabilitetin e vendit, të heqin dorë nga cënimi i së drejtës së protestës dhe të mos harrojnë që përgjegjësit e dhunës shtetërore do të mbajnë përgjegjësi individualisht për aktet e tyre.

Ndërkohë, sot ka sërish protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Qytetarët do të mblidhen në orën 18:0 në disa pika të Tiranës, por Policia e Shtetit ka nisur herët me neutralizimin e tyre, duke shoqëruar në Komisariat të parët që kanë mbërritur në shesh. Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ata kërkojnë edhe shkarkimin e kryepolicit, Ardi Veliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protestat per klodian rashen protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll