Politike

Protestat për Klodian Rashën/ PDIU: Nxorrën fytyrën e shtetit policor, mos provokoni më dhunën

12 Dhjetor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Protestat për Klodian Rashën/ PDIU: Nxorrën fytyrën e

TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve prej katër ditëve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në reagimin e tyre zyrtar, PDIU i bën thirrje gjithë institucioneve të rendit të mos provokojnë më dhunën dhe destabilitetin e vendit dhe që të vendosin përgjegjësit para drejtësisë.

PDIU i bën thirrje gjithë institucioneve të rendit të mos provokojnë më dhunën dhe destabilitetin e vendit, të heqin dorë nga cënimi i së drejtës së protestës dhe të mos harrojnë që përgjegjësit e dhunës shtetërore do të mbajnë përgjegjësi individualisht për aktet e tyre,”-shkruhet në reagimin e tyre.

REAGIMI I PLOTË:

PDIU dënon me forcë dhunën, egërsinë dhe ndalimet masive në komisariate, të të rinjve, fëmijëve dhe përfaqësuesve të medias. Me keqardhje vërejmë se situata pas egzekutimit te Klodian Rashës nga forcat e rendit, po rëndohet nga ora në orë. Asnjë reflektim nuk po vjen nga Kryeministri, i cili vazhdon të inspirojë filozofinë e dhunës dhe egërsisë që po ushtrohet pa asnjë kufi mbi fëmijët tanë. Qindra të rinj e fëmijë po mbahen forcërisht nëpër komisariate duke shkelur çdo parim të së drejtës së fjalës dhe të drejtës së protestës. Këto ditë proteste, të një brezi të ri i cili ndjehet i vrarë,i zhgënjyer dhe i keqtrajtuar kanë nxjerrë haptazi fytyrën e një shteti policor, i cili ka rrëshkitur në autoritarizëm e ku i vetmi mjet komunikimi që ka me qytetarët e tij është dhuna e egër mbi ta. PDIU i bën thirrje gjithë institucioneve të rendit të mos provokojnë më dhunën dhe destabilitetin e vendit, të heqin dorë nga cënimi i së drejtës së protestës dhe të mos harrojnë që përgjegjësit e dhunës shtetërore do të mbajnë përgjegjësi individualisht për aktet e tyre.

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër ka nxitur reagime nga politika në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor minorenët. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjës së Ramës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pdiu protesta ne shkoder protesta per klodian rashen pdiu protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll