Politike

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër, Voltana Ademi: Policia ndenji me duar në xhepa, ne e bëmë detyrën tonë

12 Dhjetor 2020, 12:42 Nga DOSJA
Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër, Voltana

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shkatërrimi i godinës së Partisë Socialiste në qytet. Vetëm pak minuta pas mbylljes së protestës ajo ka shpërndarë një mesazh në Facebook, duke u shprehur se ajo dhe funksionarë të tjerë demokratë nuk kanë nxitur kurrë urrejtje ndaj palës tjetër. Po ashtu, ajo pretendon ka njoftuar për protestën strukturën e Policisë së Shtetit, e cila sipas saj kishte zgjedhur që të mos ndërhynte.

Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.  Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim. Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit. Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime,”- shkruan Voltana Ademi.

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër ka nxitur reagime nga politika në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor minorenët. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjës së Ramës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta ne shkoder protesta per klodian rashen voltana ademi protesta ne shkoder protesta per klodian rashen voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...