Politike

‘Dhunën në Shkodër e organizuan policët e PS’/ Berisha publikon EMRAT: Djegia e selisë u bë me urdhër nga 

12 Dhjetor 2020, 14:00 Nga DOSJA
‘Dhunën në Shkodër e organizuan policët e PS’/

SHKODËR– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar emrat që sipas tij qëndrojnë pas sulmit të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër. Në postimin e tij, Berisha shkruan se në protestë është i përfshirë, polici i sektorit të Krimeve Redi Shullani, e bashkë me të ishte edhe një tjetër polic, Gjergj Gjeloshi.

Ne foto eshte polici i sektorit te krimeve Redi Shullani qe ishte ne rresht te pare dhe organizoi dhunen. Gjithashtu pjese e turmes si civil ishte nje i denuar me pare per skemen e fajdeve por vazhdon akoma te jet polic ne sektorin e krimeve. Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi polic qe akuzohet per mashtrime dhe korrupsion,”-shkruhet në postimin e Berishës. 

POSTIMI I PLOTË:

Dhunen ne Shkoder e organizuan kriminelet me uniforme te PS! Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Sot nga falangat e policise kriminale u inskenua djegia e selise se PS me urdher nga lart. Protesta ishte organizuar ne menyren me qytetare te mundshme, por menduan policet besnik te Luan Harushes, Rames dhe Lleshajit qe te shkaterronin gjithcka. Ne foto eshte polici i sektorit te krimeve Redi Shullani qe ishte ne rresht te pare dhe organizoi dhunen. Gjithashtu pjese e turmes si civil ishte nje i denuar me pare per skemen e fajdeve por vazhdon akoma te jet polic ne sektorin e krimeve. Gjithashtu ishte dhe Gjergj Gjeloshi polic qe akuzohet per mashtrime dhe korrupsion. Anonim ju lutem.

Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër ka nxitur reagime nga politika në vend. Socialistët pretendojnë se pas trazirave është opozita, e cila pretendon se po përdor minorenët. Ndërsa demokratët janë distancuar duke ia vënë fajin keqqeverisjës së Ramës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta ne shkoder protesta per klodian rashen sali berisha protesta ne shkoder protesta per klodian rashen sali berisha

Sondazh

Poll