Politike

Vajza e Niko Peleshit u pagua nga PD-ja? Balliu: S’i dhamë asgjë, u bashkua vetë…ajo që po u bëhet të rinjve është k

12 Dhjetor 2020, 14:45 Nga DOSJA
Vajza e Niko Peleshit u pagua nga PD-ja? Balliu: S’i dhamë

TIRANË– Klevis Balliu deklaroi se është dhunë është t’i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi, t’u thyhen këmbët grave apo të masakrojnë adoleshentë dhe jo djegia e kazanëve të mbeturinave.  I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Balliu tha kujtoi vajzën e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe reagimin e saj për protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, teksa shtoi se ajo nuk merr urdhër nga PD-ja, por është bashkuar me popullin.

Referuar akuzave të Taulant Ballës se të rinjtë janë paguar për të shkuar në protestë, Balliu mori shembullin e Aleksia Peleshit, duke theksuar se konkretisht saj nuk i është dhënë asgjë.

“Taulant Balla nga të paktët njerëz në Shqipëri që është zyrtarisht shpifës, i njohur. Vajza e Niko Peleshit nuk merr urdhër nga PD, ka bërë reagim publik. Të shohë kush po reagon. Po reagojnë të rinjtë e të rejat që iu kanë vjedhur të ardhmen. Kanë 8 vite që emigrojnë në Europë sepse ky vend nuk ka më shpresë për shkak të Edi Ramës dhe politikave që përfaqëson. Rama ka ardhur në pushtet me krimin dhe kur vjen me krimin do bësh krim dhe sot po bën krime. Ajo që po i bën të rinjve e të rejave me gaz lotsjellës dhe në periudhë pandemie. Qeveria po i vret ata. Kam një raport të KiE që tregon se policia e drejtuar sot nga Edi Rama është polici që ka larguar profesionistët. Nuk ka larguar bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Vettingu ka hequr profesionistët, policët e vjetër për të futur militantët e rilindjes, të partisë. Këto akuza qesharake të Taulant Ballës që ata mund t’i quajnë çfarë të duan por fakti është një dhe i vetëm, u mbush kupa,”- theksoi Balliu.

Aleksia Peleshi, vajza e ish-zv/kryeministrit Klevis Balliu postoi një ditë më parë në rrjetet sociale teksa shkruante se ishte me protestuesit. Ndërsa sot, ajo hodhi poshtë bashkimin e saj me protestuesit. Në një reagim në rrjetet sociale ajo shton se me zemër ishte me ta në shesh, por jo fizikisht teksa nuk harron të theksojë se është e patolerueshme që Partia Demokratike përdor gjithçka për përfitimet e saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksia peleshi klevis balliu aleksia peleshi klevis balliu

Sondazh

Poll