Politike

Protesta në Shkodër, shkatërrohet selia e PS/ Rama i ashpër: Opozita po përdor minorenët, shpjegohet Voltana Ademi: Njofto

12 Dhjetor 2020, 13:13 Nga DOSJA
Protesta në Shkodër, shkatërrohet selia e PS/ Rama i ashpër:

TIRANË– Shkatërrimi i selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, ka nxitur reagime të ashpra nga palët politikë në vendin tonë. Teksa protesta ishte në kulmin e saj në Shkodër, kryeministri Edi Rama nuk ndenji i heshtur, duke reaguar ashpër lidhur me çfarë po ndodhte në qytetin verior të vendit.

Me anë të disa reagimeve në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë pretendonte se po përdoreshin fëmijë nga ana e opozitës për të kryer akte të tilla, duke shtuar se uronte që asnjë prind opozitar të mos lejonte abuzimin e minorenëve.

Sigurisht që nuk mund të kalonte pa hedhur edhe akuza ndaj opozitë, të cilën e cilësoi si të mjerë dhe me karakter kriminal! Pas akuzave të Ramës, ishte “detyra” e kryetares së Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademit për të hedhur poshtë të gjitha akuzat e kryeministrit të vendit. Ajo u shpreh se në këtë incident nuk kanë lidhje demokratët e Shkodrës, duke shtuar se ajo ka njoftuar Policinë për gjithë çfarë po ndodhte. Por sipas saj, ishte zgjedhja e këtyre të fundit që të qëndronin duarkryq. Nga Elbasani, reagoi edhe numri dy i Partisë Socialiste, Taualant Balla, i cili tha se protesta e nisur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë nga qytetarët por sipas tij tanimë është “grabitur” nga opozita. Po ashtu në një deklaratë për mediat në lidhje me shkatërrimin e selisë ka reaguar dhe Ilir Beqaj, i cili ka thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Ndwrkohw, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar emrat që sipas tij qëndrojnë pas sulmit të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër.

Akuzat e socialistëve se opozita ka gisht në protesta, u është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se keqeverisja e tij, dhuna dhe arroganca që e ka ndjekur në 7 vite, kanë shkaktuar zemërimin e qytetarëve.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Protestuesit qëlluan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër me gurë dhe mjete të tjera të forta duke bërë të mundur që të futeshin  brenda saj. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera duke i djegur, ndërsa Policia mbërriti një orë me vonëse dhe u desh përdorimi i gazit lotësjellës për të shpërndarë turmën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta ne shkoder protesta per klodian rashen protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...