Sport

Drita ruan ritmin, Prishtina “turpëron” Gjilanin, ndërsa fiton Feronikeli i Duros

9 Dhjetor 2020, 15:33 Nga DOSJA

KOSOVE – Tri fitore me shifrat 3-0, në tri ndeshjet e para të javës së 17-të të Ipko Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi të Dritës, shpartalluan me lehtësi 3-0 në transfertë Drenicën. Skuadra nga Skënderaj, që drejtohet nga Bledar Devolli, pëson humbja e pestë radhazi, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superliga. Ajzeraj (45’+2), Gerbeshi (49’) dhe Haxhimusa (90’), ishin autorët e golave për kampionët e Dritës.

Sakaq vijon kriza e rezultateve te Gjilani, edhe pas largimit nga pankina e Gentian Mezanit. Edhe skuadra e “Skifterave” u mposht 0-3 brenda në Gjilan, duke pësuar humbjen e katërt radhazi. Autogoli i Kastratit (41’) dhe Kryeziu (45’+1) dhe Sabien Lilaj (86) me penallti vulosën fitoren 3-0 të Prishtinës.

Ndërkohë edhe Feronikeli, që drejtohet nga Klodian Duro, shënoi një fitore të pastër 3-0 në Drenas, pa golave të Maliqit (9’), Malajt (45’+1) dhe Simonovskit (88’). Ndërsa, edhe pse janë luajtur vetëm 17 javë, paraprakisht mund të thuhet se Besa e Pejës është skuadra parë që mund të zbresë nga Ipko Superliga e Kosovës.

Nesër do të luhen dy takimet e mbetura të javës së 17-të: Ballkani-Trapça 89 dhe Arbëria-Llapi. Aktualisht, tabelën e renditjes e kryeson Drita me 39 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 35 pikë dhe mbyllur nga Besa e Pejës me 6 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besa e pejes drita feronikeli gjilani ipko superliga e kosoves kosove prishtina besa e pejes drita feronikeli gjilani ipko superliga e kosoves kosove prishtina

Sondazh

Poll