Sport

VIDEO/ Tirana ka hyrë në idetë e trajnerit Dede, në Laç triumfojnë bardheblutë me golin e Bathës

9 Dhjetor 2020, 15:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana ka hyrë në idetë e trajnerit Dede, në

SHQIPËRI– Nevil Dede duhet të priste katër ndeshje të merrte fitoren e parë në krye të Tiranës. Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, bardheblutë fitojnë në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit me shifrat 1-0. Tirana rrezikoi në pjesën e parë të shkonte në disavantazh teksa iu akordua një penallti në disfavor.

Megjithatë, portieri Visar Bekaj hipnotizoi sulmuesin Kirian Nuabueze duke e ndalur. Ndërsa në krahun tjetër nuk kaluan shumë minuta dhe bardheblutë gjetën golin. Ishte një perlë e Idriz Bathës nga një goditje në hyrje të zonës duke e dërguar sferën në trekëndësh.

Në pjesën e dytë Tirana mbrojti me fanatizëm rezultatin, pavarësisht insistimit të futbollistëve të Laçit që u përpoqën por nuk ishin efikas përpara portës. Tirana merr 3 pikë të rëndësishme duke mbajtur disi kontaktet me kreun, ndërsa deri më tani Laçi po dështon në çdo përballje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi tirana laçi tirana

Sondazh

Poll