Sport

De Biasi bën “spiunin”, ish-trajneri i tregon polakëve si luan Shqipëria: Duhet të keni kujdes këtë lojtar!

9 Dhjetor 2020, 14:44 Nga DOSJA
De Biasi bën “spiunin”, ish-trajneri i tregon polakëve si

POLONI-Shqipëria mësoi para disa ditësh grupin kualifikues për Botërorin Katar 2022. Një short aspak i lehtë për kuqezinjtë të cilët janë vendosur përballë kombëtareve si Anglia, Polonia e Hungaria, ndërsa Andorra dhe San Marino janë lehtësisht të kalueshme. Ish –trajneri i Kombëtares Shqiptare bën një prezantim të skuadrës kuqezi për opinionin sportiv polak duke theksuar fillimisht se Shqipëria ka në përbërje lojtarë që luajnë jashtë kufijve dhe nuk do të jetë aspak një rival i lehtë për Poloninë. Më tej, De Biasi vlerëson Sokol Cikalleshin si lojtarin më të rrezikshëm të skuadrës së Edi Rejës duke vënë në dukje se bomberi nga Kavaja ka gjetur rrugën e rrjetës në 2 ndeshjet e fundit.

“Në kohën time nuk kishim një snajper të vërtetë, na mungonte dikush si Leëandoëski.  Shqipëria luan me presion të lartë dhe mbështetet te kundërsulmet”, Shqipëria është një ekip i mirë. Shumë nga futbollistët e Shqipërisë luajnë në Itali dhe kanë fituar eksperiencë ndërkombëtare shumë të vlefshme.Sigurisht, Polonia është më e mirë dhe nuk duhet të ketë probleme, por kundër Shqipërisë duhet të luash me intensitet të lartë dhe me përqëndrim”.

Në vijim ai jep një klëshillë edhe për kolegun e tij polak, duke theksuar se skuadra duhet ta bazojë strategjinë te furnizimet me topa të Leëandoskit. “Në grupin tuaj, problemi i vetëm janë Anglia. Ata janë një skuadër shumë e mirë e ndërtuar nga yje të kalibrit botëror. Gjithsesi, edhe Polonia është rritur pasi shumë lojtarrë aktivizohen në liga të forta dhe unë mendoj që e keni një shans”, shton ish trajneri i Shqipërisë në intervistën për TVSPORT.PL.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de biasi polonia de biasi polonia

Sondazh

Poll