Sport

Nuk ka Real Madrid për Kylian Mbappe, PSG bën gati kontratën faraonike për yllin francez

9 Dhjetor 2020, 12:19 Nga DOSJA
Nuk ka Real Madrid për Kylian Mbappe, PSG bën gati kontratën

FRANCË-Kylian Mbappe është kryefjala te skuadra e PSG. Sulmuesi francez është përfolur gjatë për një kalim tek skuadra e Real Madrid, por gjërat kanë ndryshuar. Lojtari ka rënë dakord për rinovimin e kontratës nga e cila lojtari do të përfitojë 40 milionë euro në sezon. Kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2022,por drejtuesit kërkojnë të blindojnë yllin e skuadrës dhe ta mbulojnë me ar.

60 milion euro (bruto) plus bonuset në sezon do të ishin një rekord. Kjo shifër do ta bënte ish-sulmuesin e Monacos futbollistin më të paguar në botë, duke lënë pas edhe ikonat e futbollit, Messin, Ronaldon dhe shokun e tij të skuadrës, Neymar. Sulmuesi francez tani dëshiron të përqendrohet në fushë, me çështjen e rinovimit po merren përfaqësuesit e tij.

Paratë kanë rëndësi, por projekti do të jetë vendimtar në vendimin e sulmuesit. Mbappé dëshiron një ekip ambicioz rreth tij, për të fituar tituj dhe për të arritur rekorde të reja personale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll