Sport

VIDEO/ Vllaznia e ka seriozisht, tre gola Kastriotit dhe blindon vendin e parë në klasifikim

9 Dhjetor 2020, 15:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllaznia e ka seriozisht, tre gola Kastriotit dhe blindon vendin e

SHQIPËRI– Vllaznia vazhdon të fitojë dhe të blindojë pozitat në klasifikim. Shkodranët triumfojnë 3-0 përballë Kastriotit. Gjithçka ua bëri më të lehtë goli i Dungës në minutën e parë, teksa përballë Hidit nuk fal dhe shënon. Teksa pritej, reagimi i vendasve, Vllaznia gjen edhe golin e dytë me autor Dilaver që gjithashtu nuk fal në zonë.

Në vazhdim, miqtë menaxhuan mirë, por nuk kishin mbaruar ende me gola, pasi në fundin e pjesës së parë, Imeri gjen të papozicionuar Hidin dhe në këtë formë shënon golin e tretë. Në pjesën e dytë krutanët nuk mundën të bënin dot asgjë pavarësisht disa ngacmimeve të vogla,por që nuk sollën asgjë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kastrioti vllaznia kastrioti vllaznia

Sondazh

Poll