Sport

VIDEO/ Kur poshtërimi të vjen nga stoli, shikoni momentin si Dybala tallet me trajnerin e Barcelonës

9 Dhjetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Kur poshtërimi të vjen nga stoli, shikoni momentin si Dybala

SPANJË– Juventusit i duhej një fitore me tre gola diferencë ose minimalisht 1-3 për t’i marrë kreun Barcelonës dhe në fund ia arriti qëllimit. Me 15 pikë po aq sa edhe Barça por me favorin e ndeshjeve direkte bardhezinjtë u ngjitën në krye të renditjes në grupin G të Champions League.

Në Spanjë e kanë konsideruar si poshtëruese këtë humbje, por edhe në pankinë. Pikërisht në golin e tretë të kampionëve të Italisë që erdhi nga Ronaldo falë ekzekutimit të saktë të 11-metërshit.

Dybala’s such a little shit ??? Bench trolling Koeman pic.twitter.com/FlBjkTRNfR

— MickFlairDrip (@m1897) December 8, 2020

Trajneri Koeman nuk po e pranonte vendimin e marrë nga ana e arbitrit duke e kundërshtuar gjatë gjithë kohës. Por Dybala që ka qëndruar në stol për 85 minuta duke u aktivizuar vetëm në fund, u kujdes që të merrej paksa me teknikun e katalanasve. Duke u tallur me të përgjatë kësaj kohe, nervat e Koeman vetëm sa janë shtuar, përpos pakënaqësisë ndaj arbitrit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona dybala juventus koeman barcelona dybala juventus koeman

Sondazh

Poll