Sport

Botërori 2022, Katari “mysafir” në grupin A të Europës…

9 Dhjetor 2020, 12:35 Nga DOSJA
Botërori 2022, Katari “mysafir” në grupin A të

ZVICER – Katari, organizatori i Kupës së Botës më 2022, do të bëhet pjesë i grupit A në kualifikueset e UEFA-s. Sigurisht, ai jenë thjesht “mysafir” për ndeshje miqësore dhe nuk përfshihet në renditje, sikurse në grupin e Shqipërisë ishte Franca, organizatore e Euro 2016-tës.

Kështu Katari do të jetë pjesë në grupin A, së bashku me Portugalinë, Serbinë, Irlandën, Luksemburgun dhe Azerbajxhanin. Vendi organizator i botërorit 2022, do të ketë mundësinë të zhvillojë disa miqësore të programuara.

“The Indipendent” raporton se kjo lëvizje u konfirmua pas bisedimeve të AFC dhe UEFA-s. Nuk është hera e parë që Katari përfshihen në të tilla skenare mes konfederatave. Ata kanë marrë pjesë edhe në “Copa Amerika 2019” dhe do të marrin pjesë edhe në “Copa America 2021”.

Në muajin mars Katari do të përballet me Luksemburgun, Azerbajxhanin dhe Irlandën, kurse në shtator me Serbinë, Portugalinë dhe Luksemburgun. Në tetor janë programuar sfida me Portugalinë dhe Irlandën, kurse në nëntor kundër Serbisë dhe Azerbajxhanit. Katari ndeshjet do t’i luajë të gjitha në Europë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhani copa america grupi a irlanda katar 2022 kupa e botes 2022 luksemburgu portugalia serbia azerbajxhani copa america grupi a irlanda katar 2022 kupa e botes 2022 luksemburgu portugalia serbia

Sondazh

Poll