Sport

UEFA dhe Erdogan bëhen bashkë kundër racizmit, presidenti i Turqisë reagon ashpër me incidentin që ndodhi në fushë

9 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
UEFA dhe Erdogan bëhen bashkë kundër racizmit, presidenti i

TURQI-E pabesueshme ajo që ndodhi në sfidën mes PSG dhe Istanbul Basaksehir në grupet e Champions League. Sfida është ndërprerë pas vetëm 16 minutash lojë pasi gjyqtari i 4-t ka bërë një gjest vërtetë të papranueshëm. Sebastian Coltescu iu referua trajnerit të dytë të skuadrës turke kamerunasit Webo me shprehjen “ai djali i zi”. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar UEFA por edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Institucioni i futbollit shprehet:

“UEFA është në dijeni të incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes së Champions League midis Paris Saint-German dhe Istanbul Basaksehir dhe do të kryejë një hetim të plotë. Racizmi dhe diskriminimi në të gjitha format e tij nuk ka vend në futboll”.

Ndërkohë që presidenti i Turqisë në një njoftim sqaroi “E dënojmë me forcë racizmin e shfaqur ndaj zyrtarit të Basaksehit, Pierre Webo dhe unë besoj që do të merren hapat e nevojshëm nga UEFA.

Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar Erdogan.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basakseir erdogan psg uefa basakseir erdogan psg uefa

Sondazh

Poll