Sport

Maradona edhe në kartëmonedhat argjentinase, pritet miratimi i projekt-ligjit…

9 Dhjetor 2020, 09:08 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Fytyra e Maradonës në një kartëmonedhë? Ideja lindi në menjëherë të vdekjes së Diegos. Në mediat sociale ajo u shpopopullua dhe kërkesa specifike iu bë qeverisë argjentinase.

“Natyra e jashtëzakonshme e jetës dhe karrierës së tij e vendos Maradonën, në traditën greke të heronjve të mëdhenj, të paktën siç e kupton Niçe, është detyra jonë t’i kushtojmë atij një haraç për lartësinë e tij”.

Kështu e shpjegoi senatorja argjentinase Norma Durango, iniciativën e propozuar në senatin argjentinas, si një homazh në kujtim të kampionit që vdiq më 25 nëntor. Propozimi, i përkthyer në një projekt-ligj të paraqitur në senat, parashikon shtypjen e fytyrës së Maradonës në kartëmonedha dhe pulla postare.

Projekti, siç raportohet nga “La Nacion”, i sugjeron Bankës Qendrore të Republikës Argjentinase që shtypja e të paktën 50% të totalit të pritshëm të kartëmonedhave prej 1000 pesos, ose më shumë që do të shtypen gjatë vitit 2021, të mbajë figura Diego Armando Maradona nga njëra anë dhe momentin e golit të dytë kundër Anglisë, shënuar në Meksikë, më 22 qershor 1986, nga ana tjetër. Fytyra e “Pibe de Oro” dhe ‘dora e Zotit’ të tij mund të mbanin shoqëri, me heronj kombëtarë argjentinas si Bartolomé Mitre, Manuel Belgrano, San Martin dhe Sarmiento.

Projekt-ligji i paraqitur nga senatorja Durango parashikon gjithashtu lëshimin e një serie të kufizuar të pullave përkujtimore, “të cilat gjurmojnë si karrierën e Maradona në klubet individuale në të cilat ai luante, ashtu edhe kampionatet botërore të jetuara me fanellën albiceleste, si lojtar dhe trajner”. Projekt-ligji i paraqitur nga Frente de Todos gjurmon iniciativën e propozuar nga një grup tifozësh në Facebook dhe që u përhap shpejt në Twitter dhe Instagram, ku qindra mijëra përdorues kërkuan miratimin e këtyre propozimeve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona dora e zotit pibe de oro projekt-ligji argjentinas senati argjentinas diego armando maradona dora e zotit pibe de oro projekt-ligji argjentinas senati argjentinas

Sondazh

Poll