Sport

“Katar 2022”, inaugurohet stadiumi: gjysma e biletave për ata që janë rikuperuar nga Covid-19

9 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA

KATAR – Stadiumi “Al-Rayyan”, një strukturë i ri ndërtuar për “Katar 2022”, do të presë finalen e Kupës së Emirit të këtij vendi, event që do të zhvillohet më 18 dhjetor, me rreth 20,000 spektatorë, ose gjysmën e kapacitetit të tij.

“Kushdo që hyn në stadium duhet të tregojë një test negativ Covid-19 ose një test pozitiv të antitrupave Covid-19”, tha Abdelwahab al-Mousleh zyrtar shëndetësor pranë Federatës së Futbollit të Katarit. “Rreth 50% e vendeve të stadiumit do të jenë në dispozicion të njerëzve që kanë kontraktuar tashmë virusin,” shtoi ai.

Tifozët do të duhet t’u përmbahen rregullave të rrepta të distancimit shoqëror, duke përfshirë mbajtjen e një maske në fytyrë, si dhe duke treguar aplikacionin “Ehteraz” (aplikacioni për zbulimin e rrezikut për qytetarët dhe banorët që jetojnë në Katar) në hyrje dhe të ulen vetëm në vendin e caktuar.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00 midis favoritit Al-Sadd, skuadra e stërvitur nga legjenda spanjolle Ksavi Hernández dhe Al Arabi.

Stadiumi “Al-Rayyan”, i pozicionuar 22 kilometra në perëndim të kryeqytetit Doha, do të presë shtatë ndeshje gjatë Kupës së Botës. Pas përurimit të këtij stadiumi, kanë mbetur vetëm objektet e Lusail, Al-Bayt, Ras Abu Aboud dhe Thumama.

Drejtori i Përgjithshëm i Kupës së Botës 2022, Nasser al-Khater, kohët e fundit tha, se të gjitha objektet sportive të destinuara për këtë ngjarje të rendësishme për futbollin botëror, pritet të përfundojnë deri në fund të 2021, ose në fillim të 2022.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 inaugurohet stadiumi katar 2022 koronavirusi ksavi hernandez kupa e botes covid-19 inaugurohet stadiumi katar 2022 koronavirusi ksavi hernandez kupa e botes

Sondazh

Poll