“Ndjeu rrezikun e eliminimit”/ Elton Qyno tregon se çfarë e shtyu Luftar Reçin të zbardhte vrasjet e bujshme, kush e kë
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka treguar motivet që mund ta kenë çuar Luftar Reçin të pendohej dhe të zbardhte dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, ajo e Klodian Salit dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno tha se mendon se arsyeja kryesore që e ka bërë Reçin të rrëfehet është frika nga eliminimi.
Gazetari shtoi gjithashtu se koha ka treguar se të përfshirit në krime të bujshme, rrëfehen dhe pendohen vetëm kur kërcënohen nga vetë bandat me jetë ne tyre apo të familjarëve të tyre.
“Miqtë nuk e mbështesin më, e kanë shitur. Vendi ku takoheshin të gjithë anëtarët e këtij grupi të Bandës së Durrësit, ishte klubi “Zodiac” në Durrës. Aty vendosej se kujt do t’i vihej gjoba apo çfarë do të ndodhte. Nuk po them që dëshmia e Luftar Reçit është bërë për hakmarrje ndaj grupit..mendoj se ka arsye më të mëdha, eliminimi i tij fizik ndoshta që e bën të dorëzohet dhe të rrëfehet. Koha ka treguar së të përfshirit të krime janë penduar dhe rrëfyer kur janë vënë përballë ekzistencës së tyre. Si në raste të tjera. Këta rrëfehen kur ndjejnë rrezik për veten, familjen e apo fëmijët që kanë lënë pas, në këto kushte fillojnë dhe bashkëpunojmë,”- tregon Qyno.
Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj. Të dy akuzohen se janë përfshirë në dy vrasjet e ndodhura 15 vite më parë. Dosja.al raportoi ekskluzivisht sot lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme, që u konfirmua më vonë nga SPAK. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Asgjë nuk harrohet”, zbardhet KODI i operacionit për urdhër-arrestet e lëshuara kundrejt gjashtë BOSS-ëve të krimit,
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin e mirëorganizuar nga prokuroria e Posaçme për lëshimin e urdhër-arresteve kundrej...
Aksidenti i rëndë në Dibër para 6 ditësh, shkon në dy numri i viktimave, humb jetën 23-vjeçari, në gjendje të rëndë
DIBËR– Gjashtë ditë pas një aksidenti në Dibër ku humbi jetën një 34-vjeçar, sot ka ndërruar jetë edhe personi tjetër, i cili ndodhej në të nj...
U vra nga efektivi i policisë, Lulzim Basha mbërrin në shtëpinë e Klodian Rashës
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në familjen Rasha, e cila humbi sot djalin më të vogël, 25-vjeçarin Klodian. Mësohe...
PROFIL/ Sot, i penduar! Kush është Luftar Reçi, ‘Tommaso Buscetta’ i bandës së Durrësit, mori pjesë në 2 vra
TIRANË– Luftar Reçi, i njohur ndryshe si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të d...
“Priten reshje të shumta shiu”/ Bashkia e Lezhës njofton qytetarët e saj të marrin masa të menjëhershme
LEZHË– Këtë pasdite, Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët e saj mbi parashikimin e motit për ditët në vijim.Me anë të një njoftimi zyrtar, lajmërohet se ...
Kapen me 75 kg hashash, arrestohen dy shqiptarë në Itali, si ranë në gjurmët e policisë (DETAJE-VIDEO)
ITALI- Vazhdon lufta kundër trafikut të drogës. Ditën e sotme pas përfundimit të një operaconi policor kundër trafikut të drogës, janë arrestuar dy shqiptar dhe...
Njoftimi zyrtar, SPAK konfirmon lajmin e Dosja.al: Është arrestuar Shullazi, Taullai, Ymeri dhe Reçi, Lul Berisha dhe Dervish
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar lajmin e publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al teksa me anë ...
Kush ishte Vajdin Lamaj, biznesmeni që u ‘shqetësua’ 15 vite pas vrasjes për të gjetur paqen e munguar, nën emrin e tij
TIRANË– Vajdin Lamaj, edhe pse ka mbi 15 vite që ka vdekur, është ‘shqetësuar’ sot. Këtë herë, drejtësia ka gërmuar në historinë e biznesmenit Lamaj ...
Aksident në rugën e Fushë-Prezës, makina del nga rruga, humb jetën 60-vjeçari
TIRANË– Një aksident i rëndë është regjsitruar mesditën e sotme në rrugën ‘Fushë Prezë’ në afërsi të Urës së Gjolës. Policia bën të ditu...