Aksident në rugën e Fushë-Prezës, makina del nga rruga, humb jetën 60-vjeçari
TIRANË– Një aksident i rëndë është regjsitruar mesditën e sotme në rrugën ‘Fushë Prezë’ në afërsi të Urës së Gjolës. Policia bën të ditu...
TIRANË– Vajdin Lamaj, edhe pse ka mbi 15 vite që ka vdekur, është ‘shqetësuar’ sot. Këtë herë, drejtësia ka gërmuar në historinë e biznesmenit Lamaj për të vënë pas hekurave përgjegjësit që i shpërthyen tritolin teksa ndodhej në ashensor mesnatën e 28 shkurtit të vitit 2005.
Një emër mjaft i njohuar në atë kohë (dhe sot nuk ngelet pas), Lamaj mbeti i vdekur në një atentat me eksploziv në pallatin ku ai banonte. Pikërisht në momentin kur Lamaj, ish-Presidenti i Federates se Boksit dhe ish-Zv/president dhe bashkëpronar i “TOP Albania Radios” hyri në ashensor bashkë me mikun e tij të ngushtë Artan Arsi, eksplozivi shpërtheu.
Sytë e personave që e donin të vdekur biznesmenin e fuqishëm në atë kohë, siç duket po e vëzhgonin dhe po numëronin sekondat për të shpërthyer lëndën plasëse që do t’i sillte vdekjen. Në këtë atentat vdiq dhe Arsi, miku i Lamajt.
Vajdin Lamaj pak muaj para vrasje i shpëtoi një tjetër atentati. Në 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv pasi ishte i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur lehtë dy persona.
Pavarësisht atentatit, gjurmët e Lamajt janë ende ekzistente, sidomos në fshatin Domje. Komuniteti prej 9 mijë banorësh në njësinë administrative Domje, ka gjimnazin e vet me emrin “Vajdin Lamaj”. Me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, në shkollën për 265 nxënës, të vegjlit mësojnë nën emrin e biznesmenit të vrarë në atentat.
Sot Lamaj është drejt rrugës për të gjetur paqen e munguar prej vitesh, bashkë me familjen e tij. Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Janë lëshuar urdhër-arrestet për Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain dhe Luftar Reçin. Mes tyre janë ekzekutuar vetëm dy, për Ymerin dhe Taullain e ndërsa Shullazi ndodhet aktualisht në burg. Kurse për Berishën dhe Reçin, ende nuk ka zë…
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një aksident i rëndë është regjsitruar mesditën e sotme në rrugën ‘Fushë Prezë’ në afërsi të Urës së Gjolës. Policia bën të ditu...
TIRANE– Lulzim Berisha (Lul Berisha) dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj, i njohur edhe si Lenti, ende nuk janë mundur të gjenden nga Policia e Shtetit. ...
ANGLI- Vrasësja shqiptare, Eltiona Skana ka marrë sot dënimin nga Gjykata e Londrës për masakrimin që i bëri 7-vjeçares në një park në 30 prill. Gjykata ...
TIRANË– Viktor Ymeri, personi që pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm ndodhet sërish pas hekurave nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. ...
SHQIPËRI- Politika e nxitjes së turizmit të marinave nga qeveritë e dekadës së fundit përmes dhënies së koncesioneve për ndërtimin e porteve të jahteve kan...
ANGLI-Babai i 7-vjeçares, Emily Jones së vrarë në mënyrë monstruoze në park nga një shqiptarë me emrin Eltiona Skana, i ka drejtuar në letër gjykatësit q...
MILOT-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.(A.k.dosja.al)1 vit ng...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht një pjesë nga materiali i dosjes së (SPAK) për operacionin e bujshëm që ka nisur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe ku ...
TIRANË– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka reaguar zyrtarisht për efektivin e policisë që ekzekutoi me armë zjarri 25-vjeçarin...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me...