Aktualitet

“Asgjë nuk harrohet”, zbardhet KODI i operacionit për urdhër-arrestet e lëshuara kundrejt gjashtë BOSS-ëve të krimit,

8 Dhjetor 2020, 18:29 Nga DOSJA
“Asgjë nuk harrohet”, zbardhet KODI i operacionit për

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin e mirëorganizuar nga prokuroria e Posaçme për lëshimin e urdhër-arresteve kundrejt gjashtë personave. Mësohet se ky operacion ka kodin “Asgjë nuk harrohet”, referuar zbardhjes së dy vrasjeve të bujshme të vitit 2005, ajo e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe e Klodian Saliut.

Mësohet se në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht sot lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme, që u konfirmua më vonë nga SPAK. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll