Aktualitet

“Priten reshje të shumta shiu”/ Bashkia e Lezhës njofton qytetarët e saj të marrin masa të menjëhershme

8 Dhjetor 2020, 17:36 Nga DOSJA
“Priten reshje të shumta shiu”/ Bashkia e Lezhës njofton

LEZHË– Këtë pasdite, Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët e saj mbi parashikimin e motit për ditët në vijim.

Me anë të një njoftimi zyrtar, lajmërohet se këto ditë priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme të qytetarëve në qarkullimin me makina, për aktivitetin bujqësor si dhe rrezikun që paraqitet për ndonjë familje me shtëpi në disa zona të vendit.

Bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për përballimin e situatës ndërsa ka lënë në dispozicion edhe një numër telefoni.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.
Kryetari i Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.
Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.
Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose ?shkruani në ne inbox.
Urojmë që së bashku të kontribojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja për të gjithë ju.
Faleminderit!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia lezhe njoftim perkeqesimi i motit bashkia lezhe njoftim perkeqesimi i motit

Sondazh

Poll