Aktualitet

Aksident në rugën e Fushë-Prezës, makina del nga rruga, humb jetën 60-vjeçari

8 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Aksident në rugën e Fushë-Prezës, makina del nga rruga, humb

TIRANË– Një aksident i rëndë është regjsitruar mesditën e sotme në rrugën ‘Fushë Prezë’  në afërsi të Urës së Gjolës. Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit për fat të keq ka humbur jetën  60-vjeçari. Bëhet e ditur se shtetasi A.S. i cili po drejtohnte makinën ‘Mercedez Benz” , ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten 60 vjecari humb jeten 60 vjecari

Sondazh

Poll