Aktualitet

PROFIL/ Sot, i penduar! Kush është Luftar Reçi, ‘Tommaso Buscetta’ i bandës së Durrësit, mori pjesë në 2 vra

8 Dhjetor 2020, 18:11 Nga DOSJA
PROFIL/ Sot, i penduar! Kush është Luftar Reçi, ‘Tommaso

TIRANË– Luftar Reçi, i njohur ndryshe si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. Reçi është vënë në pranga për nje tjetër krim, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar ende.

Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje të ndodhur më datë 12 maj në vitin 2005, vrasja e Maksim Lalës. Reçi u kap në Allias, në një banesë të marrë me qira në këtë zonë të kryeqytetit, në afërsi të serave. Bashkë me Reçin, për vrasjen e Lalës u la në burg edhe nipi i tij, Taulant Elezi, që akuzohej si bashkëpunëtor.

Si ndodhi vrasja e Maksim Lalës?

Mëngjesin e datës 8 maj 2005, rreth orës 03:30, peshkatarët e zonave që gjuajnë rreth liqenit të Ulzës, pak kilometra larg Burrelit, dalluan flakët e një zjarri. Në kthesë, ku rruga ndahet me një degëzim nga ajo kryesorja, segment ky që të shpie në Ulzë, te vendi i quajtur sektori C, pranë një lokali të thjeshtë bri rruge, vend ku dhe tregtohet peshk, një makinë tip “Opel”, po digjej. Katër ditë më vonë, në mbrëmje, një tjetër peshkatar njofton në polici për ekzistencën e një objekti të dyshimtë, vetëm 100 metra larg vendit ku ishte gjetur makina e djegur. Rreth orës 20:30 të datës 12 maj, policë e peshkatarë të afruar në bregun e liqenit me varkë zbuluan trupin e një të riu, rrobat e të cilit ishin të djegura plotësisht. Kufoma i përkiste 31-vjeçarit Maks Lala. Hetimet zbuluan se Taulant Elezi, 21 vjeç, kishte njohje me Lalën. Në atë kohë, Elezi ishte arrestuar për vrasjen e taksistit Veli Mema, ngjarje e ndodhur më 10 korrik të vitit 2006, ndërkohë që policia filloi ta hetojë edhe për vrasje të tjera. Gjatë hetimeve doli në skenë dhe vrasja e Lalës qëElezi kishte kryer në bashkëpunim me familjarin e tij, Luftar Reçin.

Ky i fundit është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi që është ekzekutuar në mënyrë mafioze.

Elezi dhe Reçi u akuzuan se kishin vrarë me armë zjarri, duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës, Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, të dy kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel.

Luftar Reçi është vizituar shumë herë nga Agron Kuliqi në burgun e Burrelit, i cili sipas raportimeve të asaj kohe e ka marrë vetë në pyetje të arrestuarin për të zbardhur grupin që qëndronte pas tij. Në seancat gjyqësore të mbajtura, Reçi nuk ka pranuar të ketë avokat, duke u vetëshpallur i pafajshëm. Vite më pas, Reçi është dorëzuar, duke u rrëfyer para SPAK dhe duke zbardhur dy vrasjet e bujshme, duke e cilësuar veten si ‘Tommaso Buscetta’ i bandës së Durrësit, pasi ‘tradhëtoi’ miqtë.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Janë lëshuar urdhër-arrestet për Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain dhe Luftar Reçin. Mes tyre janë ekzekutuar vetëm dy, për Ymerin dhe Taullain e ndërsa Shullazi ndodhet aktualisht në burg. Kurse Berisha dhe Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(f.m/dosjaa.l)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu luftar reci vajdin lamaj vrasja e vajdin lames klodian saliu luftar reci vajdin lamaj vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll