Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Dibër para 6 ditësh, shkon në dy numri i viktimave, humb jetën 23-vjeçari, në gjendje të rëndë

8 Dhjetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Dibër para 6 ditësh, shkon në

DIBËR– Gjashtë ditë pas një aksidenti në Dibër ku humbi jetën një 34-vjeçar, sot ka ndërruar jetë edhe personi tjetër, i cili ndodhej në të njëjtin automjet. Në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e 2 dhjetorit, humbi jetën shtetasi Mirjan Basha, 34 vjeç, ndërsa ditën e sotme për fat të keq ka vdekur edhe shtetasi Ilir Mena, 23 vjeç.

I riu u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, dhe bëhet me dije se njëri prej është në gjendje të rëndë shëndetësore,  ndërsa shoferi i automjetiti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi kur mjeti ku ndodheshin katër të rinjtë, doli jashtë rruge duke u rrokullisur disa metra dhe për pasojë, gjeti vdekjen e menjëhershme 34 vjeçari Mirjan Basha, banues në fshatin Arras të rrethit të Dibrës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir mena ilir mena

Sondazh

Poll