Aktualitet

8 Dhjetor 2020, 18:33 Nga DOSJA

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një mesazh të dërguar në telefonin e gazetares Klodiana Lala, Berisha e ka cilësuar këtë urdhër-arrest si një sulm për qëllime politike.

Ndër të tjera, sipas gazetares Lala, ai shkruan se kur ndodhi vrasja e Salit ishte për kurim në Turqi. Edhe për vrasjen e Lamajt, Bersha shton se nuk ka gisht. Ai deklaron ndër të tjera se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova dhe fakte për këto akuza, pasi në këtë mënyrë po e fusin në hasmëri me persona të ndryshëm.

“Lulzim Berisha në një mesazh pak minuta më parë për Neës24 thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda. Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implikimin. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj tij. Nuk dihet nëse do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm,”- tha gazetarja Lala.

Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj. Të dy akuzohen se janë përfshirë në vrasjet e ndodhura 15 vite më parë.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht sot lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme, që u konfirmua më vonë nga SPAK. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha vajdin lamaj vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames lulzim berisha vajdin lamaj vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll