Aktualitet

Kapen me 75 kg hashash, arrestohen dy shqiptarë në Itali, si ranë në gjurmët e policisë (DETAJE-VIDEO)

8 Dhjetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Kapen me 75 kg hashash, arrestohen dy shqiptarë në Itali, si ranë

ITALI- Vazhdon lufta kundër trafikut të drogës. Ditën e sotme pas përfundimit të një operaconi policor kundër trafikut të drogës, janë arrestuar dy shqiptar dhe janë sekuestruar plot 7 kilogramë hashash. Mediat bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me incialet P.A., 31 vjeç dhe B.A., 37 vjeç.

Si nisi hetimi?

Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli në territor në një lagje periferike të Romës, i cili çoi në ndalimin e një automjeti drejtuar nga 37-vjeçari shqiptar. Mësohet se hetuesit arritën të ndiqnin makinën e 37-vjeçarit shqiptar për shkak se ky i fundit kishte ngjallur dyshime ku më pas gjatë kontrollit në makinën e 37-vjeçarit u gjetën 12 pako hashash me peshë rreth 13.24 kg.

Më pas kontrolli në banesën e shqiptarit në komunën Castelnuovo di Porto coj në gjetjen e rreth 61 kg të tjera hashash fshehur në një dollap në dhomën e gjumit. 31 vjeçari u kap pasi po hynte në banesën e 37-vjeçarit dhe dyshohet se së bashku trafikonin lëndën narkotike.

Në fund të operacionit, shqiptarët ndodhen në  në burgun e Latinës dhe në burgun e Frosinone. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptar ne itali arrestohen dy shqiptar ne itali

Sondazh

Poll