Aktualitet

U vra nga efektivi i policisë, Lulzim Basha mbërrin në shtëpinë e Klodian Rashës

8 Dhjetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
U vra nga efektivi i policisë, Lulzim Basha mbërrin në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në familjen Rasha, e cila humbi sot djalin më të vogël, 25-vjeçarin Klodian. Mësohet se Basha ka shkuar të ngushëllojë familjen për humbjen e madhe, ngjarje e cila tronditi sot të gjithë Tiranën. 

Partia Demokratike ka reaguar herë pas herë për ngjarjen e rëndë, ku mesnatën e kaluar efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj vrau me armë zjarri Klodian Rashën.

Selia blu e ka konsideruar këtë ngjarje si pasojë e një shteti policor të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet.

I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij. Ndërsa Hadërja është vënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha lulzim basha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha lulzim basha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll