Aktualitet

Ku janë gjurmët e Lulit&Lentit? Urdhër-arrestet janë prerë, por a janë njoftuar të akuzuarit/ Në burg Ymeri, Shulla

8 Dhjetor 2020, 16:27 Nga DOSJA
Ku janë gjurmët e Lulit&Lentit? Urdhër-arrestet janë

TIRANE– Lulzim Berisha (Lul Berisha) dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj, i njohur edhe si Lenti, ende nuk janë mundur të gjenden nga Policia e Shtetit. Edhe pse SPAK i kërkon t’i arrestojë me akuzën e vrasjen të kryer në bashkëpunim për të paktën dy ngjarje, ekzekutimi i Vajdin Lames dhe ai i Klodian Saliut, dyshja nuk janë mundur që të gjenden.

Dosja.al ka mundur të sigurojë dosjen ekskluzive të SPAK, ku argumentohet edhe kërkesa për arrest bazuar në këto dy vrasje, ndërsa po të njëjtat burime bëjnë me dije se ata nuk ndodhen në Shqipëri. A janë njoftuar apo janë larguar për të kaluar pandeminë jashtë vendit kjo nuk dihet, por prej të dyve nuk ka asnjë gjurmë.

Të vetmit të arrestuar deri më tani janë Indrit Taullai, i cili ndodhet në Prizren, pas arrestimit nga Interpoli dhe autoritetet kosovare dhe Viktor Ymeri, i arrestuar në Tiranë, që tanimë ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ndërsa Luftar Reçi, personi i fundit që përmendet nga SPAK ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësisë, duke përfituar kështu statusin e të penduarit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet indrit bajraktari klodian saliu lul berisha plaurent dervishaj vajdin lame viktor ymeri indrit bajraktari klodian saliu lul berisha plaurent dervishaj vajdin lame viktor ymeri

Sondazh

Poll