Aktualitet

Vrau në mënyrë monstruoze 7-vjeçaren në park, shqiptarja dënohet me burgim të përjetshëm në Angli

8 Dhjetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
Vrau në mënyrë monstruoze 7-vjeçaren në park,

ANGLI- Vrasësja shqiptare, Eltiona Skana ka marrë sot dënimin nga Gjykata e Londrës për masakrimin që i bëri 7-vjeçares në një park në 30 prill. Gjykata e Londrës ka vendosur që 30-vjeçarja shqiptarë të dënohet me burgim të përjetëshëm. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja ku sipas vendimit të gjykatës Eltiona do të mbahet në një spital psikiatrik deri sa trajtimi i saj të mbarojë dhe më pas do të dërgohet në burg.

Në shkrimin e tyre mediat ndërkombëtare si Dailymail e kanë konsideruar dhe quajtur Eltionën si një skizofrene dhe paranojake. Ndërkohë që Gjyqtari që mori vendimin për dëminin e saj, Justice Wall tha se Eltiona do të mbahet në spital deri sa të jetë e nevojshme dhe më pas do të dërgohet në burg.

“Ju do të qendroni në spital derisa të mos jetë më e nevojshme. Në momentin e parë që mjekët do të shohin të arsyeshme do të plotësojnë formularin për të dërguar në burg,” tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 30 prill ku Eltiona Skana i ka prerë fytin me thikë  7-vjeçares Emily. Sipas raportit të mjekëve 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, bazuar edhe në deklaratat e saj në gjykatë ajo është shprehur se ishte 7-vjeçarja ajo që donte ta vriste. Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, një grua, që besohet të jetë Skana, ishte parë në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të “trazuar” dhe me një pamje “të zbehtë” në fytyrën e saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltiona skana emily jones eltiona skana emily jones

Sondazh

Poll