Aktualitet

Ankohej se ishte sëmurë/ Dërgohet në spital kreu shqiptar i “Mafias së Burgjeve”, me të edhe avokati bashkëpunëtor

24 Prill 2019, 13:23 Nga DOSJA
Ankohej se ishte sëmurë/ Dërgohet në spital kreu shqiptar i

GREQI– Klodian Lekocaj i njohur i “mafia i burgjeve” është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut të Koridalosit pasi ankohej se ishte sëmurë. 

Po ashtu në të njëjtin spital është shtuar edhe avokati Jorgos Antonopoulos, i cili gjithashtu ndodhet në burg pas akuzave se edhe ai vetë ishte i përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgut”.

Sipas mediave greke avokati Antonopulos tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ndërkohë që ende priten rezultatet. 

Shqiptari Klodian Lekocaj është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgun e Koridalos në Athinë. Lekocaj mësohet se ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t’u japë urdhra “ushtarëve” të tij nga qelia.

Lekocaj akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bandiol Tusha në burgjet greke. Përgjimet e policisë greke nxjerrin së fundmi, se Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e të dy shqiptarëve, por arsyet nuk janë bërë ende publike.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi klodian lekocaj mafia e burgjeve shqiptari ne burgun grek greqi klodian lekocaj mafia e burgjeve shqiptari ne burgun grek

Sondazh

Poll