Aktualitet

PD Shkodër thirrje për të bllokuar rrugët: Protestuesve u sigurojmë transportin

24 Prill 2019, 11:46 Nga DOSJA
PD Shkodër thirrje për të bllokuar rrugët: Protestuesve u

SHKODËR- Partia Demokratike, ka paralajmëruar për protesta në çdo qark që do të bëhet ditën e nesërme, ku do të bllokohen akset kryesore kombëtare.

Lidhur me këtë protestë, PD Dega Shkodër, u bën thirrje të gjithë qytetarëve shkodranë të marrin pjesë në këtë protestë, që sipas tyre do të jetë tërësisht paqësore. Po ashtu në një deklaratë për shtyp, PD garanton transportin për ata që duan të marrin pjesë në këtë protestë.

“Të nderuar bashkëqytetar Partia Demokratike Dega Shkodër, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës të na bashkohen në protestën e radhës, kundër pushtetit të krimit dhe narkoshtetit. që ka uzurpuar vendin.

Të vendosur si kurrë më parë, me një protestë qytetare dhe krejtësisht paqësore, do t’ia rikthejmë vlerat Shqipërisë sonë.

Nesër të gjithë bashkë, për mirëqënie për çdo shqiptar, për Shqipërinë si gjithë Europa. Nesër do të bllokohen akset kryesore të rrugëve kombëtare të Shqipërisë. Çdo qytetar që do t’i bashkohet protestës nesër ora 16:15, Partia Demokratike Shkodër, ka vendosur në dispozicion mjetet që do të nisen para sheshit tek teatri “Migjeni”. Bashkohuni me ne!”, – deklaroi zëdhënësja e PD-së Shkodër.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites shkodra thirrje qytetarëve protesta e opozites shkodra thirrje qytetarëve

Sondazh

Poll