Aktualitet

Arbanasit e Zarës mbërrijnë në Shqipëri, do priten dhe nga Presidendti Ilir Meta

24 Prill 2019, 11:26 Nga DOSJA
Arbanasit e Zarës mbërrijnë në Shqipëri, do priten dhe

TIRANË- Me ftesë të presidentit Ilir Meta, një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, kanë nisur dje një vizitë disaditore në Shqipëri, vendin e të parëve të tyre.

Vizita e tyre ka filluar nga Shkodra, ku janë pritur në një takim nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi ndërsa sot do të mbërrijnë në Tiranë, ku pritet të takohen edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Delegacioni i Arbanasve të Zarës gjatë qëndrimit në Tiranë pritet të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, Sheshin Skënderbej, Pazarin e ri, Kalanë e Tiranës dhe Katedralen Katolike, si dhe do të zhvillojnë vizita në Durrës, Krujë dhe Berat.

Presidenti Meta, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre, ftesë e cila është përmbushur së fundmi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbanasit e zarës meta pret arbanasit e zarës shqiperi arbanasit e zarës meta pret arbanasit e zarës shqiperi

Sondazh

Poll