Aktualitet

Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës, një i vdekur dhe një i plagosur

24 Prill 2019, 12:06 Nga DOSJA
Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës, një i vdekur dhe

BULQIZË- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në minierën e Bulqizës, ku si pasojë e shpërthimit të gazit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima është Fadil Stojku, 50 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Lejtim Ramçi.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në një minierë të kromit në fshatin Tërnovë të Bulqizës. Shaku i vdekjes së 50-vjeçarit, dyshohet të jenë bërë lëndët helmuese pas shpërthimit të gazit.

Ekspertët e Inspektoriatit të Punës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë që një aksident në punë ka ndodhur edhe në Tepelenë, ku roja i firmës së ndërtimit në Bypass ka humbur jetë pas një aksidenti me makinë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident bulqize aksident bulqize

Sondazh

Poll