Aktualitet

E sulmuan publikisht, Tufa padit Brahon, Dukën dhe Sabit Brokajn: Më kanë bërë presion!

24 Prill 2019, 13:00 Nga DOSJA
E sulmuan publikisht, Tufa padit Brahon, Dukën dhe Sabit Brokajn: Më

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka paditur në Gjykatë, deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Kjo është padia e dytë që bëhet nga Tufa për Brahon, ndërkohë që në këtë padi përfshihen edhe të tjerë emra të cilët janë përfshirë në debatin mes tyre,

“T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” -tha Tufa para mediave.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinw.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa sulmet ndaj tufes tufa padit brahon agron tufa sulmet ndaj tufes tufa padit brahon

Sondazh

Poll