Aktualitet

Gjendet e mbytur një grua në Durrës, deti nxjerr trupin në breg

24 Prill 2019, 12:29 Nga DOSJA
Gjendet e mbytur një grua në Durrës, deti nxjerr trupin në

DURRËS- Gjendet trupi i një gruaje të mbytur në lagjen 13, identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije. Policia ka njoftuar se gruaja është rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza. Ndërsa, nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Më datë 24.04.2019, në lagjen nr.13, Durrës,  është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

vijon….

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres grua e mbytur durres grua e mbytur

Sondazh

Poll