Aktualitet

“Pranvera të presë pak”/ Pas 4 muajsh izolimi, hapet rruga në Theth (Foto)

24 Prill 2019, 12:18 Nga DOSJA
“Pranvera të presë pak”/ Pas 4 muajsh izolimi, hapet rruga

THETH- Thethi prej muajit dhjetor vijon të jetë i bllokuar nga dëbora e dimrit që lamë pas, por mësohet se ditën e sotme, ka filluar puna për hapjen e saj, e cila pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

Banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për t’u lidhur më Shkodrën, nga Mali i Shoshit, rrugë e cila përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit dhe asnjë investimi prej vitesh.

Nga ana tjetër banorët e zonës së Thethit bëjnë apel të përsëritur qeverisë për hapjen e këtij aksi, i cili të dërgon në fshatin turistik.

Theksojmë që Thethi është një zonë turistike në çdo stinë të vitit, ku vizitohet nga qindra turistë vendas dhe të huaj, pasi ofron një panoramë piktoreske përgjatë segmentit të saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debora ne theth hapet rruga ne theth debora ne theth hapet rruga ne theth

Sondazh

Poll