Aktualitet

U gjet pa jetë në qeli, zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës

U gjet pa jetë në qelinë e tij në burgun e Koridhalosit. Zbulohet shkaku vdekjes së 33-vjeçarit.
Featured image of article: U gjet pa jetë në qeli, zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës Pamje nga Burgu i Koridhalosit

GREQI– Zbulohet pas katër muajsh shkaku i vdekjes së Bandiol Tushës në burgun e Koridhalosit në Greqi.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga overdoza por pasi ai u mbyt me një jastëk. Megjithatë ende nuk dihet se kush është autori i vrasjes së 33-vjeçarit. 

Shqiptari u vra më 28 janar teksa po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge por gjithashtu në trupin e tij nuk u gjetën shenja duke e bërë më të besueshme vdekjene prej overdozës.

Burgu i Koridhalosit është kthyer në një “mallkim” për shqiptarët që vuajnë dënimin aty. Në të njëjtin burg është masakruar me thika Albert Bako. Pas tij u vra Bandiol Tusha. Ndërsa sherre të shumta janë zhvilluar mes grupeve shqiptare dhe greke në burg.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment