Aktualitet

FOTO/ Zhvillohet testimi i sigurisë për transportin e parave në Rinas

24 Prill 2019, 12:54 Nga DOSJA
FOTO/ Zhvillohet testimi i sigurisë për transportin e parave në

TIRANË- Ndërsa kanë kaluar plot 2 javë nga supergrabitja e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, ku u morën 6.7 milionë euro, kompanitë e fluturimit ende nuk kanë marrë përsispër transportin e parave.

Për këtë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, po zhvillohet testimi i sigurisë për transportin e parave.

Pas këtij testimi që po kryhet, pritet të dalë edhe rezultati, nga i cili varet edhe marrja përsipër ose jo e kompanive të fluturimit, për të bërë transportin e parave nga Shqipëria për në bankat jashtë vendit.

Dosja.al ka siguruar disa foto nga testimi që po bëhet në këto moment.

Ndërkohë kujtojmë se grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6.7 milionë euro. Deri tani janë arrestuar: Elton Pikli, Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Në kërkim si autor direkt në grabitje është shpallur Talo Çela. Gjithashtu në kërkim janë edhe: Klement Çala; Eldi Çala; Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie dhe Aleks Pepa. Pjesëtar në bandën e “Rinasit” ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pak pas grabitjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e rinasit testimi i sigurisë për transportin e parave grabitja e rinasit testimi i sigurisë për transportin e parave

Sondazh

Poll