Aktualitet

Marrëveshja e PD-së me aleatët/ Soreca në takim partitë e vogla të koalicionit

24 Prill 2019, 13:18 Nga DOSJA
Marrëveshja e PD-së me aleatët/ Soreca në takim partitë

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojë një takim partitë e vogla të koalicionit opozitar.

Takimi zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00 me PAA, PDIU, LZHK, PDK, ku kryefjalë mësohet se do të jenë zhvillimet politike në vend dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se takimi me Sorecën ishte takuar nga partitë dhe jo nga ambasadori. (Lexo këtu)

“Ne mendojmë që situate politike kërkon angazhimin e të gjithë faktorëve politikë. Takime me ndërkombëtarët mund të na mundësojnë ndonjë zgjidhje për krizën politike. Nuk e kërkoi ai takimin por e kërkuam ne,”-u shpreh Duka.

Disa ditë më parë, ambasadori Soreca zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes me 6 aleatët e partivë të tjera opozitare.

Opozita e bashkuar me mandate të djegura është shprehur se nuk do të futet në zgjedhje pa qeveri tranzitore. Mendohet se edhe takimi i djeshëm ka pasur në thelb të bisedimeve gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca soreca takim me partite e opozites zgjedhjet lokale 2019 luigi soreca soreca takim me partite e opozites zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll