Aktualitet

Pamje tronditëse/ I mbuluar në gjak, si u vra me thika Albert Bako në burgun e Koridhalos, gardianët duarkryq (VD)

Albert Bako u vra më 14-janar të këtij viti në burgun grek të Koridhallos. Në video shfaqet shiqptari i mbuluar në gjak dhe në momentin e përleshjes gardiantët rrinë duarkryq.
Përditësuar:

Greqi-Kanë dalë pamjet e vrasjes së shqiptarit, Albert Bako, i cili ndodhej në një burg në Greqi. Bako u vra më 14-janar të 2019  në burgun grek të Koridhalos.

Në videon e mëposhtme duket qartë momenti kur Bako është goditur me grushta dhe thika nga disa të tjerë të dënuar. Në këto pamje shihet qartë se ai i mbuluar nga gjaku vrapon për të shpëtuar.  Ajo që vihet re është se gardianët nuk reagojnë pas goditjeve me thikë ndaj Albert Bakos,  në stomak dhe pjesëve të tjera në trupit. 

Në videon e publikuar shihet edhe momenti kur Bako transportohet për në spital i mbuluar nga gjaku. Bako, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Detaje për vrasjen: 

Ministria greke e Drejtësisë njoftoi se vrasja ndodhi në godinën E të burgut, dhe ishte e planifikuar. Autoriteteve greke sqaruan se Bako u vra nga të burgosur shqiptarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ministria u sqarua se  vrasësit e dinin që ai do të lëvizte nga burgu i Kretës dhe i bënë një pritë për t’a vrarë më pas me thikë. Bako kishte terrorizuar një klub në Pire në nëntor të vitit 2014, pasi kishte qëlluar me kallashnikov për një valltare dhe më pas ishte dënuar me 22 vite burg për tentativën e vrasjes së një avokati.

Por, ky nuk është rasti i vetëm, pasi dhunimi i shqiptarëve të dënuar në burgjet greke, është shtuar së fundmi, marrë shkas dhe nga vrasja e minoritarit grek, Kostandin Kacifas, i cili humbi jetën nga një shkëmbim zjarri me forcat RENEA në tetor të 2018-ës në Bularat të Gjirokastrës.

 J.V/Dosja.al 

 

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.