Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ditën e sotme ka zhvilluar dy takime online. Njërin takim e ka zhilluar me Bankën e Shqipërisë, ndërsa tjetrin me Ministren e Finacës dhe Ekonomisë Anila Denaj.
Ndërkohë Banka e shqipërisë pas përfundimit të takimit online të Misionit të FMN-së në kuadër të misionit të parë monitorues post-program për Shqipërinë treguar se në takim janë diskutuar tre tema kryesore: stadi i zhvillimit të vendit, sfidat që kemi përpara, dhe politikat e masat e nevojshme për adresimin e tyre. Po ashtu BSH ka njoftuar se në takim kryefjala ka qenë ndikimi që ka pasur pandemia e Covid-19 në ekonominë shqiptare.
“Si një aktor kryesor në fushën e politikave ekonomike, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Në fushën e politikës monetare, ne kemi ulur normën bazë të interesit dhe i kemi ofruar sektorit bankar sasi të pakufizuara likuiditeti, në interes të funksionimit normal të tregjeve të parasë dhe të uljes së kostos së financimit për të gjithë agjentët ekonomikë;-
Në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit të sektorit bankar, ne:
-Kemi prezantuar stimuj rregullatorë, për të nxitur shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për klientët në vështirësi të përkohshme dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata;-
-Kemi pezulluar shpërndarjen e dividendit për industrinë bankare gjatë vitit 2020, në interes të përmirësimit të qëndrueshmërisë së bilancit të sektorit bankar.-
Në fushën e sistemeve të pagesave, Banka e Shqipërisë ka marrë masa për uljen e kostos së pagesave elektronike.-
Së fundi, Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet e saj operacionale për garantimin e furnizimit të ekonomisë me para fizike (cash).-
Së bashku me stimulin fiskal, këto masa kanë pasur një objektiv të dyfishtë:
Së pari, të lehtësojnë koston financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare, duke shmangur falimentimet masive dhe rritjen e fortë të papunësisë; dhe,
Së dyti, të ruajnë ekuilibrat monetarë dhe financiarë të vendit.
Të dy këta objektiva mbeten parakushte të nevojshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike.
Në gjykimin tonë, masat e marra kanë rezultuar efektive. Duke gjykuar nga ecuria e depozitave në sistemin bankar, bilancet e biznesit dhe të familjeve kanë mbetur likuide.
Po ashtu, tregjet e brendshme financiare shfaqen të qeta, të karakterizuara nga norma të ulëta interesi dhe kurs i qëndrueshëm këmbimi. Sektori bankar ka vijuar të kreditojë bizneset dhe familjet shqiptare.
Ndonëse ky sektor ka përballuar një pjesë jo të vogël të kostos së goditjes, ai vazhdon të ruajë tregues të shëndetshëm likuiditeti e kapitalizimi, si dhe të jetë i aftë të përmbushë funksionin e tij të ndërmjetësit financiar.
Së fundi, sektori publik dhe ekonomia shqiptare kanë ruajtur besimin dhe aksesin në tregjet e brendshme dhe të jashtme financiare.
Këto janë premisa inkurajuese për rikuperimin e aktivitetit ekonomik në të ardhmen.
Në skenarin bazë, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të fortë gjatë vitit 2020. Në pasqyrim të intensitetit të masave të distancimit social, rënia ekonomike pritet të kulmojë në tremujorin e dytë dhe të vijojë gradualisht drejt zbehjes gjatë dy tremujorëve në vijim.
Më tej, në supozimin e një ecurie të favorshme epidemiologjike, ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje dhe të rikuperojë vëllimin e humbur të aktivitetit ekonomik gjatë dy viteve në vijim. Kjo ecuri do të mundësojë dhe rikthimin gradual të inflacionit në objektiv.
Përmbushja e këtij skenari nënkupton vijimin e politikës së akomodimit monetar edhe gjatë vitit në vazhdim, tërheqjen graduale të stimulit fiskal dhe rikthimin e fokusit rregullator në garantimin e shëndetit afatgjatë të sektorit bankar.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë vijon të theksojë se balanca e rreziqeve qëndron në kahun e poshtëm.
Këto rreziqe burojnë nga një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike, nga dobësimi i mëtejshëm i situatës ekonomike në partnerët tanë tregtarë, apo dhe nga rritja e pasigurisë në ambientin e brendshëm dhe të huaj.
Banka e Shqipërisë gjykon se materializimi i këtyre skenarëve do të kërkojë rritjen e stimulit makroekonomik.
Formatimi i stimulit monetar duhet të synojë përdorimin e instrumenteve sa më efektive, të orientuara nga një analizë e plotë e kostove dhe përfitimeve të mundshme, në përputhje me zhvillimet e tregut financiar dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të vazhdojnë dialogun me tregun financiar, si dhe të gjithë partnerët vendas dhe të huaj, në interes të përmbushjes së misionit dhe objektivave të saj”.- thuhet në njotimin e BSH.
Nga ana tjetër pas përfundimit të takimit ka reaguar edhe Anila Denaj. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ministrja thotë se me FMN-në diksutuan mbi zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, si dhe mbi mbështetjen që duhet të japë Qeveria Shqiptare për familjet dhe bizneset e prekura nga dy goditjet e njëpasnjëshme të ekonomisë, termeti dhe pandemia.
“Përmbyllëm me sukses takimet online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë. Diskutuam mbi zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, vecanërisht mbi mbështetjen që duhet te jape Qeveria Shqiptare për familjet dhe bizneset e prekura nga dy goditjet e njëpasnjëshme të ekonomisë, termeti dhe pandemia. Në vëmendjen tonë është krijimi i hapësirave të nevojshme dhe minimizimi i risqeve, ku prioritetet për ne mbeten: Konsolidimi fiskal dhe rikthimi më parametrat e mëparshëm pozitivë të deficitit dhe borxhit publik. Vendosja e buxhetit të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm, në funksion të rigjallërimit të ekonomisë.”- shkruan Denaj në Facebook.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpalli pak ditë më parë garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino subjekteve të inte...
Ndryshojnë procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit në zonat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.Procedurat e reja të miratuara në vendimin e botuar në Fl...
Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri emrin “Veliera”.Figura...
SHQIPËRI- Ndryshojnë procedurat e kryerjes të pagesës nga noteri për rastet e shitjes të pasurive të paluajtshme. Udhëzimi i përbashkët i ministres të Fina...
SHQIPËRI- Popullsia e vendit po tkurret me ritme me të shpejta se sa parashikimet pesimiste të INSTAT në projeksionet për popullsinë.Një vit më parë INSTAT...
SHQIPËRI-Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve, ho...
KORE E JUGUT- Është mbajtur turneu i dytë i Shpresës. Në takimin online të zhvilluar për herë të dytë kanë marrë pjesë liderë botëroë të politikës, ekonomi...
TIRANË– Shpërthimi i pandemisë bëri që mijëra kompani në mbarë botën të vijonin punën nga shtëpia pasi situata ishte shumë e vështirë. Në përpjekje të fren...
Investimet në zgjerimin e kapaciteteve, rritja e eficencës, kalimi drejt teknologjive të gjelbra dhe fokusi te novacionet ishin elementet kryesore të strategjiv...
Farmacistët praktikues ofrojnë një shërbim thelbësor për popullatën.Kjo është veçanërisht e dukshme tani gjatë pandemisë COVID, sipas një publikimi të fu...