"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
ME ZË DHE FIGURË: ‘Ligji anti-mafia s’ka funksionuar!’/ Kontradikta mes ministrit Lleshaj dhe ambasadores am
3 Dhjetor 2020, 18:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla. Ngjarja e bujshme nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim. Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit nga mediat, Kim shkroi në Twitter se kjo ishte provë që ligji anti-mafia po funksiononte dhe se pikërisht për këto raste ishte ngritur institucioni i SPAK. Ajo përsëriti edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për Reformën në Drejtësi.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.
Megjithatë ndryshme nga ambasadorja mendon ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit më 25 nëntor, ishte i ftuar në emisioni “PËRBALLË”, ku edhe foli për rezultatet e OFL-së dhe punën e bërë brenda një viti. Në fjalën e tij, ministri pranoi me plotë gojë se ligji anti-mafia nuk ka funksionuar dhe se është amenduar. Ndërkohë që ambasadorja pretendon të kundërtën.
PJESË NGA BISEDA:
Shiko minutën e 7
Sandër Lleshaj: Ne po rregullojmë një hipotekë të krimit. Çdo hetim që fillon sot shoqërohet me hetimin e pasurisë. Problemi ishte që pasuria nuk ishte marrë me pasurinë e tij.
Ju po thoni që anti-mafia nuk ka funksionuar?
Sandër Lleshaj: Ligji antimafia nuk ka funksionuar!
Edhe e kemi ende në fuqi…?
Sandër Lleshaj: Jo, është amenduar dhe është hapur mundësia që të funksionojë në të ardhmen. Ndërkohë që OFL adreson një hipotekë të kaluar.
Cilin prej të dy të besojmë? A ka funksionuar apo jo ligji?
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ka publikuar foto nga katër spitalet COVID.Krahas fotove që ka publikuar, Manastirliu t...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK se kishte sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Me anë të një s...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me paketën me ndryshime që pritet të bëhen në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai...
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 ...
Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50
TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...
TIRANË- Partia demokratike nuk ndalë sulmet kundër Ministres së Mbrojtes Olta Xhaçka, se ajo ka përdoruar avionin e Forcave të armatosura për fushat...
TIRANË– S’ka më meme! Ndryshimet e reja që priten të miratohen në Kodin Penal do të penalizojnë me gjoba të majme dhe me burg të gjithë ata që i prodhojnë ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të personave më aftësi të kufizuar ka bërë apel që të ketë më shumë ndërgjegjësim, për të nxitur prom...
TIRANË- Një javë pasi është konfirmua Kryetare e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur që të shtyjë prej pandemisë Konventën Kombët...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta ‘zgjerojë’ numrin e llogarive që ndjek në rrjetin special ‘Instagram’…për vetëm disa çaste. Gjatë or...