E rëndë në Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42-vjeçari në gjendje të dehur vret shokun (EMRAT)
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër &eu...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
• Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, përkthyes i oligarkut Oleg Deripaska, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. • McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. • McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri. McGonigal është liruar duke lënë 500 mijë dollar garanci pasurore. • Shestakov i kërkoi gjithashtu McGonigal që të bënte të mundur që vajza e Deripaskas të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. McGonigal pranoi dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policies ta pranonin pasi me babanë e vajzës i ‘lidhnin interesa të shumtë’. • McGonigal ishte vënë nën hetim që nga muaji shtator i vitit 2022. Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë. Një artikull i “BuisnessInsider”, shkruante se McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane. • Ky artikull u përdor dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili deklaronte se Rama është vënë nën hetim ndërkombëtar bashkë me këshilltarin e tij, Dorian Duçka. Në atë kohë, Rama iu përgjigj Berishës dhe pranoi se kishte miqësi me McGonigal, por shtoi se hetimet janë çështje e tij dhe për këtë do të flasë drejtësia amerikane.
9 artikuj për këtë temë.
SHBA- Arrestimi i djeshëm ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus ka bërë jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar dhe detaje nga hetimet e Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
"CNN" ka publikuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar.
'Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona. Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse.'- thuhet ne artikull.
Artikulli i plote:
McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.
Ai akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve në pagesa.
Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona.
Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse.
Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.
Një nga pagesat në para, rreth 80,000 dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Neë York City.
Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, referuar aktakuzës. McGonigal nuk i zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare.
Charles McGonigal, një veteran i FBI-së prej 22 vitesh, i cili u pensionua në 2018, u arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy kur kthehej nga një udhëtim ndërkombëtar.
McGonigal pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan ndërsa avokati i tij ka deklaruar se ai është i pafajshëm.
Si u krye bashkëpunimi me oligarkun rus
Sa i përket akuzave në lidhje me oligarkun rus, aktakuza pretendon se McGonigal u takua për herë të parë me përkthyesin rus, Shestakov, në vitin 2018 ndërsa ishte akoma zyrtar në FBI, nëpërmjet një oficeri të inteligjencës ruse, i njohur si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Bashkimin Sovjetik dhe Federatën Ruse.
McGonigal udhëtoi në Londër dhe Vjenë rreth vitit 2019 për t’u takuar me Deripaskan dhe të tjerë për të “fshirë” oligarkun rus nga lista e sanksioneve të SHBA.
Ish-agjenti i FBI-së dhe përkthyesi i akuzuar gjithashtu për të njëjtën akuzë, Shestakov, u përpoqën të fshehin përfshirjen e tyre me Deripaskan, duke përdorur kompani guaska dhe nënshkrime të falsifikuara për të marrë pagesa nga oligarku rus.
Në vitin 2021, McGonigal dyshohet se po punonte për të marrë skedarë të “dark ëeb” për Deripaskan, të cilat ai tha se mund të zbulonin “asetet e fshehura me vlerë më shumë se 500 milionë dollarë amerikanë” dhe informacione të tjera që McGonigal besonte se do të ishin të vlefshme për Deripaskan.
Kjo përpjekje u ndërpre papritmas kur FBI-ja sekuestroi pajisjet e tyre elektronike personale në nëntor të atij viti.
Deripaska, një aleat i Putinit, u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 në përgjigje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve amerikane në shtator.
Ai është një nga oligarkët më të njohur në Rusi dhe emri i tij doli gjatë hetimit Trump-Rusi në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Ai u përmend dhjetëra herë në raportin e këshilltarit special Robert Mueller, i cili thotë se ai është “në një linjë të ngushtë” me Putinin.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me arrestimin e zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA ndaj Rusisë duke bashkëpunuar me oligarkë rusë. Alibeaj deklaron se mes kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal ka pasur një takim në vitin 2017. Ai thekson se duhet të nisë një hetim urgjent dhe transparencë të thelluar.
POSTIMI:
Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, miku i kryeministrit Edi Rama është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Mediat shkruajnë se pas largimit nga FBI, McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. Prokurorët në Gjykatën federale në Uashington kanë dalë në përfundimin se McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri.
TIRANË- Oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur hapësirë për të shtrirë bizneset e tij në Shqipëri. Pavarësisht se hetohej për korrupsion nga drejtësia amerikane, shteti shqiptar e ka lejuar që të ngrejë biznes e mbadje të bashkëpunojë për marrjen e një koncensioni për ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë.
Nga të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit Rrezulton se Deripaska ka ngritur një kompani në vitin 2001 me subjekt ‘Ndërtim, Projektim të veprave të ndryshme. Projektim dhe zbatim ne restaurimin e monumenteve te trashegimnise kulturore, arkitektures. Menaxhimi i mbetjeve jo te rrezikshme’.
Në vendin tonë, oligarku rus ka gjetur dhe dy administratorë me të cilët ka ngritur e menaxhuar kompaninë me emër ‘TREMA ENGINEERING 2’ dhe kapital 545 milionë e 568 mijë lekë të reja. Administratorët identifikohen si Enis Kariqi dhe Eduart Gjana.
E njëjta kompani në bashkëpunim me dy të tjera rezulton se ka operuar në ndërtimin e Kaskadës së Hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, të tipit BOT, (Ndërto-Opero-Transfero). Bashkëpunimi është bërë me GR ALBANIA dhe ALB - STAR shpk, shoqëri të menaxhuara përkatësisht nga dy shqiparë, Realdo Mansaku dhe Gentjan Filaj e Idajet Ismailaj.
Këto dokumente tregojnë mjaft qartë që projekte të tilla me shumë rëndësi përfundojnë në duart e gabuara për shkak të mungesës së verifikimit nga ana e institucioneve shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që mbylli ‘qiellin’ për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët marrin ende përfitime nga vendi ynë. Kush mban përgjegjësi?
SHBA- Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, drejtonte hetimet për oligarkët rusë dhe në këtë mënyrë ka ndihmuar oligarkun Oleg Deripaska. Përpara se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018, McGonigal akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj Deripaskas. Ai mori para prej tij për të hetuar një oligark rival, por sot u arrestua bashkë me Sergey Shestakov, që punonte si përkthyesi i Deripaskas.
Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.
Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan Deripaskan dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion dhe shkelje të sanksioneve amerikane. CNN shton se Shestakov i kërkoi gjithashtu McGonigal që të bënte të mundur që vajza e Deripaskas të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. McGonigal pranoi dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policies ta pranonin pasi me babanë e vajzës i ‘lidhnin interesa të shumtë’.
SHBA- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI që u vu në pranga ditën e sotme është liruar nga qelia. CNN shkruan se gjykatësi ka urdhëruar lirimin e McGonigal në këmbim të 500 mijë dollarëve garanci pasurore. Ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se ndihmoi oligarkun rus, njëkohësisht mik me kryeministrin Edi Rama, nuk i lejohet të dalë nga vendi. Ai do të mbahet nën vëzhgim, ndërkohë që hetimi për ndihmën e dhënë ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska dhe marrja e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i shërbimit të inteligjencës në Shqipëri, vijojnë.
Ai vetë është deklaruar i pafajshëm, por i është ndakuar që të ketë kontakt me këdo person që është vënë nën hetim në lidhje me rastin.
McGonigal ishte vënë nën hetim që nga muaji shtator i vitit 2022. Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë. Një artikull i “BuisnessInsider”, shkruante se McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane. Kjo e fundit, ishte menduar për tu kontraktuar për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga autoritetet amerikane pas arrestimit të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus dhe ka marrë ryshfet nga një person në Shqipëri. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se eksponenti i arrestuar i FBI-së është këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Berisha shprehet se që në shtator të vitit të kaluar, juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, mesazh e telefonatat e tij me Edi Ramën.
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, miku i kryeministrit Edi Rama është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Mediat shkruajnë se pas largimit nga FBI, McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. Prokurorët në Gjykatën federale në Uashington kanë dalë në përfundimin se McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri.
SHBA- CNN ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së dhe mikut të kryeministrit Edi Rama që u arrestua sot.
“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë,” raporton CNN.
“Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat. Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork. Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet e lobimit të huaj te një shtetas amerikan, bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, raporton CNN.
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, përkthyes i oligarkut Oleg Deripaska, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri. McGonigal është liruar duke lënë 500 mijë dollar garanci pasurore.
NJU JORK – Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.
Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.
Zoti McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.
Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.
Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.
Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.
Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.
Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.
Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.
Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit.
Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.
Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan zotin Deripaska dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion për të shkelur sanksionet amerikane duke marrë masat për t’u siguruar që fëmija i tij do të lindte në Shtetet e Bashkuara.
Mesazhe për komente u lanë për avokatët e zotërinjve McGonigal dhe Shestakov. Avokatët për zotin Deripaska nuk iu përgjigjën menjëherë një mesazhi të dërguar të hënën me postë elektronike ku kërkohej koment.
Padia në Nju Jork thotë se zoti McGonigal u prezantua nga zoti Shestakov në vitin 2018 me një ish-diplomat sovjetik që funksiononte si agjent për zotin Deripaska. Emri i personit nuk jepet në padinë gjyqësore, por Departamenti i Drejtësisë thotë se për të “thuhej në njoftimet publike të mediave se ishte zyrtar i shërbimeve ruse të zbulimit”.
Sipas akuzës, zoti Shestakov i kërkoi zotit McGonigal ndihmën e tij që vajza e agjentit të zotit Deripaska të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. Zoti McGonigal pranoi, thonë prokurorët, dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë se “kam një interes me babanë e saj për një numër arsyesh”.
Marrë nga VOA
SHBA- Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Mediat shkruajnë se pas largimit nga FBI, McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. Prokurorët në Gjykatën federale në Uashington kanë dalë në përfundimin se McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri.
“Zoti. McGonigal e tradhtoi betimin e tij solemn ndaj Shteteve të Bashkuara në këmbim të përfitimit personal dhe në kurriz të sigurisë sonë kombëtare,"- tha Ndihmës Drejtori i ngarkuar i FBI-së, Donald Alëay.
Shestakov është një ish-diplomat sovjetik dhe rus, i cili së fundmi ka punuar si përkthyes për gjykatën federale të Bruklinit dhe prokurorët atje. Ai ka nënshtetësi amerikane. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer FBI-në gjatë marrjes në pyetje, duke fshehur natyrën e marrëdhënies së tij dhe McGonigal. 'Shërbimet' e McGonigal ndaj rusit filluan një vit pasi ish-agjenti, i cili jeton në Nju York u tërhoq nga FBI në 2018, pas 22 vitesh shërbim.
McGonigal dhe Shestakov do të dalin para gjykatës në Manhatan. Akuzat ndaj tyre parashikojnë një dënim maksimal prej 20 vitesh burg nëse shpallen fajtorë.
McGonigal ishte vënë nën hetim që nga muaji shtator i vitit 2022. Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë. Një artikull i “BuisnessInsider”, shkruante se McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane. Kjo e fundit, ishte menduar për tu kontraktuar për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
Ky artikull u përdor dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili deklaronte se Rama është vënë nën hetim ndërkombëtar bashkë me këshilltarin e tij, Dorian Duçka. Në atë kohë, Rama iu përgjigj Berishës dhe pranoi se kishte miqësi me McGonigal, por shtoi se hetimet janë çështje e tij dhe për këtë do të flasë drejtësia amerikane.