U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i duheshin lekët për ndërhyrje kirurgjikale
26 Janar, 12:...
Politike
Palmer për 30 qershorin, reagon Presidenca: Sigurojmë se do zhvillohen zgjedhje demokratike
27 Qershor 2019, 16:30Nga DOSJA
TIRANË– Presidenca ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer se SHBA-të njihnin vetëm 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka vlerësuar qëndrimin e kongresmenit, Eliot Engel, i cili shprehej i shqetësuar lidhur me situatën politike në vend duke bërë thirrje për zgjidhje.
I pyetur lidhur me deklaratën e Palmer, Blushi nuk i ka komentuar ato duke e cilësuar qëndrimin e tij si të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm.
“Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse,”-shprehet Blushi.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA deklaroi se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.
Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e retë zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka reaguar lidhur me datën e të zgjedhjeve lokale të caktuar nga presidenti Ilir Meta.Në një inte...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta në lidhje me mabrëvajtjen e procesit zgjedhor. Vetëm në qarkun e Shkodrës mësohet se kanë zbarkuar 5...
SHKODËR– Administrata e Bashkisë Shkodër do të dalë në punë këtë fundjavë. E gjitha kjo vjen pas një urdhri të paprëcedentë të kryebashkiakes Voltana Ademi...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale 13 tetor 2019.Hoxha shkruan se mesa duket tan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instagram nga fushata në Përmet, ku edhe parashikonte datën e re të zgjedhjeve.Në parashikimi...
SHKODËR– Kanë mbërritur materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Shkodrës. KZAZ-ja numër 1 dhe KZAZ-ja numër 2 që ishin tek “Pallati i Sportit” dhe tek shkolla...
Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me caktimin e datës së re për zgjedhjet lokale më 13 tetor 2019 nga presidenti Ilir Meta.Me a...
WASHINGTON- Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel ka folur lidhur me situatën politike në Shqipëri.Me anë të një reagimi zyrtar, kongresmeni shprehet i shqetësuar...
SHKODËR– Një qytetar ka denoncuar publikisht faktin që po kërcënohet nga kryetar i Bashkisë në Fushë Arrëz, Fran Tuci që është njëkohësisht edhe kandidat i...