Viktima e tretë për sot! Gjen vdekjen në spital 33-vjeçari në Elbasan, Policia: Qëlloi veten me thikë në zemër
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Zbulohen identitetet e viktimave, kush u vra brenda lokalit në Kavajë 29 Mars, 19:31 Thellohet bilanci në Kavaj...
Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi 29 Mars, 18:00 'Nuk do t&...
Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s&...
WASHINGTON- Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel ka folur lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Me anë të një reagimi zyrtar, kongresmeni shprehet i shqetësuar lidhur me situatën politike në vendin tonë para zgjedhjeve lokale.
“Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës,”-shprehet Engel.
Më tej, Engel shprehet se situata politike ka minuar rrugën e Shqipërisë për anëtarsim në BE.
Fjala e plotë e kongresmenit amerikan:
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që nga vitet e saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rezultate në demokracinë e saj. Marrëdhënia e fortë SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë një situatë politike paqësor dhe një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut të kombeve demokratike”.
Reagimi i kongresmenit amerikan vjen në një moment tensionesh dhe krizash politike, në cilat është përfshirë së fundmi vendi ynë.Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Një qytetar ka denoncuar publikisht faktin që po kërcënohet nga kryetar i Bashkisë në Fushë Arrëz, Fran Tuci që është njëkohësisht edhe kandidat i...
TIRANË– Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërheqjen e vëzhguesve që u bë një ditë më parë nga Këshilli i Europës. Në një dekl...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, të cilat sipas ti...
TIRANË– Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtar për t’u ç’regjistruar, duke konfirmuar edhe njëherë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thënse se është i bindur që 13 tetori do të jetë datë e rë zgjedhjeve dhe për këtë dekret ishte gati të gjykohej deri në Ha...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me caktimin e datës së re të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta....
TIRANË- Presidenti Meta i është përgjigjur menjëherë Ramës pas reagimit të tij në rrjetet sociale për caktimin e datës së re të zgjedhjeve, ku thumboi edhe...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë zgjidhje Edi Ramës për reflektim. Meta tha se ai shpreson që Rama do të reflketojë dhe të gjithë aktor...
TIRANË- Ilir Meta pasi bëri publike datën e re të zgjedhjeve, është pyetur nëse ka marrë një garanci nga Lulzim Basha se do të hyjë në zgjehdjet e reja në ...
TIRANË- Pak pasi presidenti Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve, të cilat sipas tij do të mbahen më 13 tetor, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstri...