Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama. Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar një foto të rrallë, kur ai ka qenë tepër i vogël dhe nëna e mbante në krah, Rama shkruan se mesazhet e ngushëllimit ia kanë lehtësuar peshën peshën ndrydhëse të boshllëkut që është krijuar në familjen e tij.
Më tej ai shton se nuk mund tu përgjigjet dot të gjithëve me mesazhe, por uron të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë.
REAGIMI I PLOTË
Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara
***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit?
Reagimi i Ramës vjen një ditë pas nënës së tij Anetës. Në moshën 82-vjeçare, Aneta Rama ndërroi jetë në banesën e saj në Tiranë dhe u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë. Aneta Rama është një nga stomatologet e para shqiptare dhe 2 vite më parë u nderua me një çmim për profesionin e saj.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa pretendon se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë leje për të ndërtuar kulla tek parku i Liqenit. Me anë...
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e shëndetësisë së vendit për të përballuar pandemi...
TIRANË– Partia Demokratike nuk ka pushim! Nesër demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimmarrëse; Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD për të v...
TIRANË– E diela është kthyer në rital tashmë. Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe edhe kësaj here ka sugjeruar qytetin e Divjakës për të kaluar di...
TIRANË– Për këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti, PD ka ndërtuar rrugë, ndërsa Ps në 7 vite qeverisje ka ndërtuar vetëm by-passin e Fierit....
TIRANË- Drejtuesi i zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, Tobias Rűttershoff, në intervistën ekskluzive për DW shprehet, se është koha ...
TIRANË- Revista e mirënjohur franceze “Le Courrier Des Balkans” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin dhe analistin, Fatos Lubonja. Në këtë intervistë L...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një shënim në mediat sociale, ka kujtuar 45-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit. Në një postim në mediat sociale, Meta shkr...
BE-Partia e Koservatorëve dhe Reformatorëve Europianë ECR ka dënuar me forcë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlament. Sipas ECR, veprimi i njëanshëm i ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, për ndarjen nga jeta të njeriut më të shtrenjtë.“Ngushël...